Lautaro tregon pse vendosi një javë afat për rinovimin me Interin

21 Maj 2024
10:22
Alfred Lleshi
back button

Në intervistën e gjatë për “Gazzetta dello Sport”, Lautaro Martinez ka folur për nuancat e shumta të titullit të yllit të dytë, duke u ndalur edhe tek çështja e rinovimit, me negociatat mes tij dhe Interit që po vazhdojnë prej disa muajsh. Me akordin final që, të paktën duke dëgjuar fjalët e tij, duket vërtet afër.

Pse thatë se një marrëveshje për rinovimin duhet të arrihet këtë javë? A do të thotë kjo se jeni më afër apo më larg?
Ne jemi afër, vetëm nja dy gjëra mungojnë për akordin final… Unë thashë ‘këtë javë’ sepse përfundon kampionati dhe doja të përcaktoja gjithçka përpara Kupës së Amerikës. E kuptoj që situata e korporatës mund të vonojë gjithçka. Flasim me Marotta dhe Ausilio, por varet edhe nga pronësia e klubit. Le të presim, nuk e di se çfarë do të ndodhë nga tani dhe javën e ardhshme, por nuk ka probleme mes nesh.

Çfarë është Interi për ju?
Thjesht e konsideroj Interin si shtëpinë time. U ndjeva pikërisht kështu që nga dita e parë, lidhja me Milanon si qytet është gjithashtu e fortë. Këtu ka një atmosferë të veçantë, fëmijët e mi po rriten në Milano, gruaja ime ka një restorant këtu. Këtu e ndjej dashurinë e madhe të njerëzve, i detyrohem klubit dhe njerëzve të Interit. Ata ishin pranë meje që në fillim, vetëm falë tyre arrita të bëhem kapiten, çka është nder dhe përgjegjësi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit