“Lazio nuk më shpjegoi asgjë, do flas sa të kthehem në Itali”. Hysaj jep lajmin e papritur pas humbjes me Gjeorgjinë

10 Shtator 2024
23:04
Telesport
back button

Elseid Hysaj sonte pranoi publikisht se do të konsiderojë largimin nga Lazio. Skuadra italiane nuk beson më te mbrojtësi i kombëtares shqiptare, sepse e ka hequr nga lista e Champions League.

Kjo e ka gjetur në befasi Hysajn, i cili pas ndeshjes me Gjeorgjinë, për televizionin Klan deklaroi se nuk kishte asnjë informacion për vendimin e klubit.

“Nuk jam konsultuar ende me klubin për këtë lajm. Ishte e befasishme për mua, sepse në fillim luajta 5 minuta kundër Milanit dhe më pas u grumbullova me kombëtaren”, u shpreh Hysaj.

“Nuk kam patur mundësi të flas për heqjen e emrit tim nga lista. Sapo të kthehem në Itali, do të flas dhe do të marr një vendim, sepse nuk besoj se do të vazhdoj me këto kushte”, shtoi ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit