Lazio prish mallkimin 30-vjeçar, Milani për gjynah (VIDEO)

3 Nëntor 2019
22:43
back button

Një tjetër humbje, e gjashtë në 11 ndeshje për Milani këtë kampionat! Lazio arrin që të prishë edhe mallkimin që zgjaste prej 30 vitesh në transfertë në “San Siro”, duke fituar ndaj kuqezinjve 2-1. Hera e fundit që ekipi lacial kishte fituar në transfertë ndaj Milanit në kampionat kishte ndodhur në vitin 1989…

Skuadra e Inzaghit meritoi plotësisht me rastet e krijuara. Ndeshja nisi menjëherë fort me rastin e Paqueta dhe shtyllën e Immobiles, që më pas goditi Donnarumma duke shënuar golin e 100-të me fanellën e Lazios në të gjitha kompeticionet. Milani barazoi me autogolin e Bastos, që devijoi topin në rrjetë te prekja e Piatek.

Sakaq, në pjesën e dytë, Lazio gjeti edhe golin e Correa, drejt fundit, duke gozhduar kështu kuqezinjtë dhe duke i detyruar që ta shohin zonën Champions me teleskop tashmë. Lazio merr vendin e katërt në renditje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit