Lazio rigjen Strakoshën, Inzaghi dhe Lotito të tërbuar me sulmin mediatik! Dyshohet se po bëhet qëllimisht

3 Qershor 2020
13:27
Telesport
back button

Objektivi titull te Lazio është mëse i mundur! Juventusi është një pikë përpara por me javët e mbetura dhe me një futboll që do të jetë shumë më ndryshe pa tifozë, shanset janë të mëdha, duke qenë se ekipi i Inzaghit nuk ka asnjë kompeticion tjetër veç kampionatit.

Strakosha, la lettera del papà: «Vorrei essere nei tuoi panni nei ...

Në seancën e tretë stërvitore të javës, sërish bie në sy mungesa e Thomas Strakoshas, edhe pse portieri është stërvitur në palestër dhe vetëm një ditë më parë u bashkua me grupin pas dëmtimit.

Sakaq, presidenti Lotito është i xhindosur me çështjen e hapur nga programi “Le Iene” në Mediaset, për kontratën e Mauro Zarates dikur, por edhe për faktin se gjithashtu u bë lajm i bujshëm që Strakosha kishte dalë pozitiv me koronavirus.

Të dy rastet po ndiqen ligjërisht nga bardhekaltërit, që tashmë kanë edhe tifozët përkrah tyre. Sipas ambjentit bardhekaltër, të gjitha këto çështje të hapura tani janë një “instrument” për të shpërqëndruar ekipin roman. Pra, gjithçka qëllimisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit