Arsenal-Crystal Palace ishte fjalë për fjalë një ndeshje si “ruletë ruse”. Topçinjtë filluan keq, me një gol te pesuar pas vetëm katër pak minutash për shkak të golit të Mateta, por pas kthimit për pjesën e dytë, Gabriel Jesus doli në qendër të skenës me dy gola.
Dy gola që përmbysën ndeshjen në minutën e 73-të, por Glaziers nuk u dorëzuan, përkundrazi e tronditen Arsenalin duke shënuar 2-2 me ish-sulmuesin e topçinjve Nketiah – ironi e fatit – por ish-sulmuesi brazilian i Cityt e nxori ekipin e Arteta-s nga telashet dhe penalltitë e mundshme duke plotesuar hat-trickun në minutën e 81-të. Gunners fluturojnë për në gjysmëfinalen e Carabao Cup.
Janë dhënë gjithashtu verdikte te tjera ne natën çerekfinale të Carabao Cup. Përveç Arsenalit, trenit të fatlumëve në gjysmëfinale i bashkohen edhe Newcastle dhe Liverpool: Magpies mposhtin Brentfordin me nje super Tonali (3-1 dhe dy gola nga italiani).
Reds rrezikuan pak në pjesën e dytë, por vulosin suksesin 2-1 dhe kalojnë në raundin tjetër të kompeticionit. Seria e pamposhtur që filloi më 17 shtator të kaluar është e paprekur, me 20 rezultate të dobishme radhazi në njëzet ndeshjet e fundit zyrtare. Neser radha e Tottenham-Manchester United per te mbyllur kuadrin e Kupes se Liges.