LEAGUE CUP | Manchester City, Chelsea dhe Aston Villa avancojnë më tej! Statistika e bukur nga Nkunku

24 Shtator 2024
23:56
Telesport
back button

Manchester City ka arritur të shënojë fitore ndaj Watford me rezultat 2-1 duke kaluar me tej në EFL Cup. Ndeshja nisi mirë për “Qytetarët”, që arritën të shënonin që në start. Një pasim i Jack Grealish gjeti Jeremy Dokun i cili në minutën e pestë shënoi për 1-0.

Fundi i pjesës së parë pa Matheus Nunes qe arriti të shënojë për 2-0, duke i dhënë siguri vendasve. Pjesa e dytë shkoi me dominimin e Man Cityt, por që nuk arriti të shënojë gol tjetër. Watford e bëri interesant takimin kur arriti të shënojë me Tom Ince për 2-1 në minutën e 86-të.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Man City kaloi në 1/8 e EFL Cup. Per tu theksuar qe minuten e 76-te u aktivizua edhe djali i legjendes Rudi Vata, Rocco, me Watford.

Edhe Chelsea ka kaluar në 1/8 e finales në Carabao Cup, pasi ka mposhtur thellë Barrow me rezultat 5-0. Festivalin e golave për Blutë e hapi Christopher Nkunku, që realizoi në minutën e tetë 1-0, me një asistim brilant nga Joao Felix. Sulmuesi francez realizoi edhe të dytën per Chelsean, kur shënoi për 2-0 në minutën e 15-të me një asistim të Malo Gustos. Në minutën e 28-të, Blutë u ndihmuan nga portieri i Barrow për 3-0, Farman, që nuk arriti ta ndalonte goditjen e Felix nga gjuajtja e lirë, për ta futur topin në rrjetën e tij.

Pedro Neto realizoi golin e tij të parë në fanellën e Chelseat, pasi shënoi për 4-0 në minutën e 48-të, me asistimin e Mykhaylo Mudryk. Në minutën e 75-të, Nkunku kompletoi hat-trick, kur përfitoi nga gabimi i portierit kundërshtar që tentoi ta driblonte atë.

Nkunku, 6 gola në 330 minuta këtë sezon te Chelsea. Sonte hat-trick në fitoren 5-0. Fitore dhe kualifikim edhe per Aston Villa ndaj Wycombe Wanderers (1-2 ne transferte).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit