Rafael Leao, sulmuesi i Milanit, dha një intervistë për “Italia 1” pas fitores së thellë ndaj Sassuolos në Kupën e Italisë:
Çfarë ndeshje ishte?
Të gjithë luajtën një ndeshje të madhe dhe hynë në fushë me agresivitet. Këtë herë treguam atë që duhet të bëjmë.
A po bëhesh gjithnjë e më shumë lider?
Ekipi duket mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Kemi një atmosferë familjare. Duhet të mendojmë nga ndeshja në ndeshje. Sot triumfuam pastër, vazhdojmë përpara në kompeticion, por të premten kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Atalantës, që duam ta fitojmë.
Milani luan “tenis” në Kupë dhe arrin kualifikim duke “u stërvitur” me Sassuolon (VIDEO)