Leao bën liderin, i del në mbrojtje shokut të skuadrës pas fërshëllimave të San Siro-s

19 Gusht 2024
19:04
Denis Hakanaj
back button

Fjalët e një lideri për Rafael Leaon pas ndeshjes së fundit ku Milani barazoi 2-2 ndaj Torinos.

Në fakt, tifozët kuqezi kanë fërshëllyer Davide Calabria-n, mbrojtësin e djathtë të skuadrës së Fonseca-s, në më shumë se një rast, autor i një paraqitjeje jo të mirë.

Por, portugezi nuk ka ngurruar të mbrojë shokun e tij të skuadrës, duke postuar një histori në Instagram me një foto të italianit dhe duke komentuar kështu:

“Së bashku, kapiteni im.”

Një sinjal i fortë, që sigurisht do t’i pëlqejë Calabria-s dhe gjithë grupit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit