Leao: “Duhet të ndjek Morata dhe Abraham, ja çfarë më tha trajneri Fonseca”

30 Shtator 2024
23:55
Telesport
back button

Rafael Leao, në prag të ndeshjes Bayer Leverkusen-Milan në Champions League ka folur per disa tema, duke e nisur nga shiriti i kapitenit:

“Është gjithmonë një burim krenarie të jesh kapiten i Milanit. Unë jam këtu prej gjashtë vitesh. Kur luaj me këtë fanellë, ka gjithmonë një ndjenjë përgjegjësie, por kur kam shiritin e krahut rritet edhe më shumë. Por, fokusi duhet te jete ndeshje pas ndeshje dhe jo ne ate qe do te ndodhe me vone. Sigurisht qe ne fushe zbresim per te fituar, me gjithe respektin per kundershtarin qe ka shume cilesi.

Që nga dita e parë, trajneri Fonseca nuk më foli për gola apo asistime, përkundrazi se donte një lojtar të ndryshuar në aspektin e mbrojtjes, për të qenë më i fokusuar në punën në mbrojtje”.

Ai po më ndihmon të bëhem më i mirë. Edhe kur ishim duke ardhur këtu, ai po më tregonte disa video në makinë. Ai është një njeri që më ndihmon shumë. Më tregoi momente pa top, pozicionimin për të kërcyer në topat e dytë. Më shumë gjëra mbrojtëse.

Shoh Morata dhe Abraham duke luftuar dhe nuk ndalen kurrë, nuk mund të bëj më pak se çfarë bëjnë ata…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit