Leao flet për “vëllanë e madh” te Milan-i dhe zbulon objektivin

2 Korrik 2020
22:09
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Milan-it, Rafael Leao, ka qenë protagonist në ndeshjen e barazuar 2-2 nga kuqezinjtë në fushën e Spal-it të mërkurën në mbrëmje. Ai ka realizuar golin e parë.

Në një intervistë të dhënë për Sky, ai ka thënë:

“Ibrahimovic është si vëlla i madh, më jep këshilla që të bëj më mirë. Më jep besim, është gjithmonë i qetë. Jashtë fushës është një tjetër njeri”.

“Ndiej besimin e trajnerit dhe shokëve të skuadrës dhe kështu e kam më të lehtë ta ndihmoj ekipin”.

“Pozicioni i preferuar? Në krah ka më shumë hapësira për mua, për të vrapuar një kundër, për të dhënë një asist ose për të kërkuar portën”.

“Objektivi im është të siguroj fanellën e titullarit te Milan-i dhe të jem një lojtar i rëndësishëm për këtë skuadër”.

“Jam i lumtur këtu, shpresoj të qëndroj për një kohë të gjatë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit