Rafael Leao dhe Portugalia u eliminuan nga Franca në çerekfinalet e Kampionatit Europian.
Paraqitja e mirë e sulmuesit të Milanit nuk i mjaftoi portugezëve për të kaluar në gjysmëfinale, me një humbje me penallti që vulosi eliminimin e tyre.
Ky ka qenë mesazhi i Leaos në rrjetet sociale një ditë pas disfatës në tokën gjermane:
“Krenari e madhe që jam portugez dhe për gjithçka që bëmë në këtë kompeticion, qartësisht të zhgënjyer që nuk kemi shkuar më tej, por me sigurinë se e ardhmja do të jetë e ndritshme.
“E shijova në maksimum këtë eksperiencë me një grup që mund ta quaj familje!!! Një falënderim shkon për të gjithë portugezët që ishin me ne nga fillimi deri në ndeshjen tonë të fundit”.