Rafael Leao, sulmuesi i Milan-it, pak orë para ndeshjes së fundit të kampionatit ndaj Salernitana-s, ka falënderuar Stefano Piolin, i cili do t’i japë lamtumirën kuqezinjve pas ndeshjes së sotme.
Ky ka qenë mesazhi i Leao-s për trajnerin:
“Faleminderit për gjithçka, pas 12 vitesh keni sjellë gëzim të madh për të gjithë tifozët kuqezi dhe për rrjedhojë emri juaj ka hyrë në historinë e Milanit!
“Faleminderit që më ndihmove ta vendos emrin tim në elitën e futbollit dhe të fitoj një vend të rëndësishëm në këtë klub të madh! Unë do t’ju jem gjithmonë mirënjohës”.
Obrigado por tudo mister , depois de 12 anos você trouxe uma alegria enorme para todos adeptos milanistas e com consequência disso o seu nome entrou para história do milan!
Obrigado por ajudar me a meter o meu nome na elite do futebol e a conquistar um lugar importante neste… pic.twitter.com/scz14yISm8— Rafael Leão (@RafaeLeao7) May 25, 2024