Leao refuzon 20 milionë euro në sezon, ja çfarë ka ndërmend të bëjë

26 Qershor 2024
11:26
Denis Hakanaj
back button

Rafa Leao i thotë jo Arabisë.

Në orët e fundit, sulmuesi portugez ka përfunduar në shënjestrën e Al-Hilal, një klub që luan në Ligën Saudite Pro dhe me trajner Jorge Jesus, trajneri me të cilin Leao hodhi hapat e parë në futbollin elitar.

Një ide e cila megjithatë do të mbetet e tillë: Leao ka bërë të ditur se nuk dëshiron të largohet nga Milani dhe futbolli europian për t’u transferuar në Arabi. As përballë një oferte marramendëse prej 20 milionë eurosh në vit.

Oferta, siç raportohet nga edicioni i sotëm i Corriere dello Sport, i është paraqitur edhe Antonio Leaos, babait dhe përfaqësuesit të sulmuesit kuqezi.

Në diskutimet e zhvilluara me klubin saudit, vullneti i Leaos dhe i vetë Milanit ka qenë gjithmonë shumë i qartë: klubi kuqezi do ta shiste Leaon vetëm nëse do të paguhej klauzola e lirimit prej 175 milionë euro.

Prandaj, oferta prej 100 milionësh që klubi saudit ishte gati të propozonte ishte e kotë. Përcaktues është edhe vullneti i lojtarit, i cili ka përsëritur disa herë se dëshiron t’i japë përparësi Milanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit