Lazio-Milan, ndeshje e javës së tretë të Serisë A, është mbyllur në barazim 2-2.
Në Olimpico, Baroni dhe Fonseca nuk kanë gjetur përgjigjet e dëshiruara edhe pse kanë bërë disa ndryshime, por mbi të gjitha nuk kanë gjetur tri pikët në një ndeshje të pasur me raste.
Milan-i ka kaluar në avantazh në minutën e tetë me golin e parë të Pavlovic në Serinë A, por Lazio ka përmbysur gjithçka në harkun e katër minutave në pjesën e dytë me Castellanos dhe Dia.
LAZIO-MILAN – 2-2 – GOLAT – VIDEO
Pas pësimit të golit të dytë, Fonseca ka hedhur në fushë Hernandez dhe Leao, me këtë të fundit që ka gjetur golin e barazimit në harkun e 30 sekondave.
Fitore me përmbysje për Napoli-n.
Skuadra e Conte-s ka mposhtur 2-1 Parma-n në shtëpi në minutat e fundit.
Verdheblutë kanë shënuar në minutën e 19-të me një penallti të Bonny dhe kanë arritur ta kontrollojnë ndeshjen 75-të, kur portieri Suzuki u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
NAPOLI-PARMA – 1-2 – GOLAT – VIDEO
Napoli ka arritur ta shfrytëzojë superioritetin numerik dhe të përmbysë rezultatin me Lukaku-n (92′) dhe Anguissa (96′).