Leao s’mjafton, Cagliari i Sherrit ndal Milan-in me një super gol (Video)

9 Nëntor 2024
20:01
Denis Hakanaj
back button

Milan-i ka barazuar kundër Cagliari-t në javën e 12-të të Serisë A.

Ndeshja e luajtur në stadiumin Unipol Domus ka nisur keq për ekipin e Fonseca-s.

Cagliari, në fakt, ka kaluar në avantazh pas vetëm dy minutash lojë me Zortea-n.

Reagimi i miqve ka ardhur me Leao-n, i cili ka mposhtur portierin Sherri me dy golat e shënuar në minutën e 15-të dhe të 40-të.

Cagliari ka shënuar dy gola të tjerë në minutën e 28-të dhe 47-të të pjesës së parë, por që janë anuluar të dy për pozicion jashtë loje.

GOLAT E CAGLIARI-MILAN – VIDEO

Nuk ka pasur ndërhyrje të VAR-it në minutën e 53-të, kur Zappa ka barazuar për vendasit pas një pasimi të gabuar mbrapa të Fofana.

Milan-i ka shkuar shumë afër golit të tretë në minutën e 57-të, me një pritje shumë të bukur të Sherrit që i ka mohuar golin të riut Camarda.

Ka qenë i pafat në minutën e 69-të portieri shqiptar, i cili ka bërë një pritje të mirë ndaj Pulisic, por topi ka përfunduar në këmbët e Abraham që ka shënuar me portën e boshatisur.

GOLI I BARAZIMIT I CAGLIARIT – VIDEO

Kur dukej se ndeshja ishte mbyllur, Zappa ka barazuar rezultatin me një gol magjik në minutën e 89-të.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit