Leao te Chelsea, propozimi i ri tundon Milan-in

16 Nëntor 2022
15:40
Denis Hakanaj
back button

Rafael Leao firmos, Rafael Leao largohet. Javët e fundit ka pasur një mijë thashetheme për të ardhmen e talentit portugez, mes propozimeve për rinovim, kundërpropozimeve me shifra të çmendura dhe presionit mbytës të emrave të mëdhenj të Europës në sfond.

Sulmuesi i Milan-it u largua nga Milanello për t’iu bashkuar kombëtares portugeze në funksion të përgatitjes për Botërorin e ardhshëm në Katar pa arritur asnjë marrëveshje për rinovimin e kontratës. Tashmë palët do të takohen vitin e ardhshëm, por ndërkohë kalojnë ditë të tjera në kalendar.

Dhe frika se talenti mund të vendosë të mos pranojë kushtet e propozuara nga Maldini shtohet. Aktualisht, klubi që po bën presion më të bindur për ish-lojtarin e Lille është Chelsea i Todd Boehly. Që duket se është i gatshëm të ofrojë një nga yjet e tij për të bindur kuqezinjtë.

Në Stamford Bridge, Mason Mount përjeton pak a shumë të njëjtën situatë si kolegu i tij i famshëm me fanellën kuqezi. Kontrata që skadon në vitin 2024, siç raporton tabloidi TheAthletic, është vërtet objekt diskutimi në klubin londinez, por me probleme të ngjashme me atë që ka hasur Paolo Maldini për të siguruar firmën e Rafael Leao-s.

Propozimi i fundit i Bluve, i cili parashikonte nënshkrimin e talentit anglez me një marrëveshje të vlefshme për 7 vite, u refuzua. Në këtë pikë lind një hipotezë e bujshme.

Një shkëmbim Mount-Leao që mund të kënaqë të gjitha palët. Vlera e tregut është në thelb identike, paga që portugezi i kërkoi Milan-it do të paguhej pa probleme nga blutë.

Dy nyje kryesore do të mbeten për të zhbllokuar operacionin: gatishmëria e anglezit për t’u transferuar te skuadra e Pioli-t dhe paga e tij vjetore, e cila mund të jetë e ngjashme me atë që klubi milanez refuzon t’i japë portugezit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit