LeBron i papërmbajtshëm udhëheq Lakers, Milwaukee fiton duelin e kreut me Toronto

26 Shkurt 2020
8:23
Telesport
back button

Fitorja e 6-të radhazi për Lakers në kampionat, që sot mundën 118-109 New Orleans, në një ndeshje në përgjithësi të dominuar nga kalifornianët. Takim i jashtëzakonshëm i LeBron James, që realizoi 40 pikë, ndërsa Davis e mbylli me 21 pikë e 14 rebound. Për miqtë u dalluan Ingram me 34 pikë e Williamson me 29, por që mbetën për statistikë. 

Pa probleme fiton edhe Denver, ekipi që renditet i dyti në Perëndim, duke mundur 115-98 Detroit. Vendimtar për Denver ishte stoli, nga ku erdhën 60 pikë (Grant 29 pikë). Në Lindje, skuadra e Milwaukee fitoi 108-97 ndaj kampionëve të Toronto, ndeshje që përballi dy skuadrat më të mira në këtë Konferencë. Fitore e merituar e Bucks, që u shkëputën në pjesën e dytë, falë 22 pikëve të Middleton dhe 19 pikëve e 19 rebound të Antetokounmpo. 

Oklahoma arrin një fitore të rëndësishme ndaj Chicago me shifrat 124-122, ndeshje e vendosur në fund, ku u dallua Gallinari me 24 pikë, që i bëri të pavlefshme 41 pikët e LaVine për Bulls. Fiton edhe Sacramento, 112-94 ndaj Golden State, me Barnes e Fox që realizuan nga 21 pikë secili.

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Charlotte, 119-80

Toronto – Milwaukee, 97-108

Chicago – Oklahoma, 122-124

Denver – Detroit, 115-98

Lakers – New Orleans, 118-109

Portland – Boston, 106-118

Golden State – Sacramento, 94-112

Lajme të tjera

Lajmet e fundit