LeBron James dhe djali i tij së bashku për 4 minuta në fushë me Lakers në miqësore

7 Tetor 2024
13:43
Telesport
back button

Edhe pse kampionati në NBA nuk ka nisur ende, ndeshja e sotme miqësore mes Lakers dhe Phoenix (114-118) ka qenë vërtet e veçantë për të apasionuarit e basketbollit. LeBron James dhe djali i tij Bronny James shkruan historinë, teksa për herë të parë në një ekip të NBA luajnë baba dhe bir.

Momenti historik erdhi në periodën e tretë, kur Bronny hyri në fushë për t’iu bashkuar babait të tij legjendar. “Për një baba, kjo do të thotë gjithçka. Unë mendoj se është një nga gjërat më të mëdha që mund të shpresoni ose dëshironi ndonjëherë”, tha LeBron James pas ndeshjes për mediat.

LeBron, ikona e NBA-së, zbuloi se trajneri i Lakers, JJ Redick, i kishte thënë para ndeshjes se ai dhe djali i tij ndoshta do të luajtën minutat e para së bashku si profesionistë. “Unë thjesht doja t’i jepja atij një shans për të luajtur së bashku në ndeshjet miqësore“, tha Redick.

Jam i emocionuar që jam pjesë e kësaj jetëgjatësie të LeBron. Qëndrueshmëria e tij konkurruese, fakti që ai është ende në gjendje ta bëjë këtë në vitin e tij të 22-të në NBA, tregon punën që Bronny ka bërë për të arritur në këtë pikë”, tha trajneri i Lakers.

Të dy luajtën së bashku për vetëm 4 minuta e 9 sekonda, të mjaftueshme për të shkruar historinë e basketbollit amerikan. LeBron shënoi 19 pikë, 5 rebound dhe 4 asist në 16 minuta, ndërsa Bronny nuk realizoi asnjë pikë. Ndoshta së shpejti do të vijë koha për pikët e tij të para së bashku me të atin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit