Plot 13 ndeshje të luajtura sot në NBA, ku spikat fitorja e radhës për Cleveland, që mundi 136-117 Golden State, duke mbetur i pamposhtur. Ky është suksesi i 10-të për Cavaliers, ekipi i vetëm pa humbje.
Të gjithë titullarët e Cleveland realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Garland me 27 pikë. Fitore në kohën shtesë për kampionët e Boston, që mundi 108-104 Brooklyn. Vendimtar ishte Jayson Tatum, me 33 pikë.
Fitore në sekondën e fundit për Phoenix, që mundi 114-113 Dallas jashtë fushe (Durant 26 pikë shënuesi më i mirë). Skuadra teksane ndan kreun në Perëndim bashkë me Oklahoma, që sot fitoi 126-107 ndaj Houston.
Rikthehen te fitorja Lakers, që mundën 116-106 Philadelphia, ndeshje ku par vendasit u dallua Davis me 31 pikë. LeBron James realizoi një “triple double”, me 21 pikë, 12 rebound e 13 asist.
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Indiana, 103-83
Detroit – Atlanta, 122-121
Orlando – New Orleans, 115-88
Boston – Brooklyn, 108-104
Cleveland – Golden State, 136-117
Dallas – Phoenix, 113-114
New York – Milwaukee, 116-94
Memphis – Washington, 128-104
Oklahoma – Houston, 126-107
Denver – Miami, 135-122
Minnesota – Portland, 127-102
Lakers – Philadelphia, 116-106
Sacramento – Clippers, 98-107