LeBron tallet me Trump pas triumfit të Joe Biden, poston foton ikonë

10 Nëntor 2020
11:36
Telesport
back button

Pas triumfit të Joe Biden si president i Amerikës, basketbollisti i Lakers, LeBron James, ka gjetur mundësinë për t’u talluar me Donald Trump.

James gjithnjë e ka kundërshtuar politikën e Trump dhe ka përdorur një foto nga karriera e tij për t’u talluar me të dhe përshëndetur fitoren e Biden.

Në këtë foto të postuar në “Twitter”, duket Joe Biden që stopon (bllokon) një gjuajtje të Donald Trump në tabelë.

Kjo është fotoja-simbol e titullit kampion të Cleveland Cavaliers të vitit 2016, kur LeBron James stoponte Andre Iguodala (Golden State) në finale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit