Lecce ka mundur 2-1 Monza-n në shtëpi dhe është kthyer te fitorja në kampionat.
Ndeshja e luajtur në “Via del Mare”, e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A, ka pasur protagonist lojtarin e Shqipërisë Medon Berisha, i cili ka dhënë një asist magjik për golin e Tete Morente në minutën e 3-të, që ka kaluar në avantazh venadasit.
LECCE-MONZA – ASISTI I BERISHES – VIDEO
Lecce ka pasur mundësinë të dyfishojë avantazhin në minutën e 13-të, por Krstovic ka gabuar nga pika e bardhë.
Lajmet e këqija për vendasit kanë vazhduar në minutën e 37-të pasi miqtë kanë arritur të barazojnë me një autogol të pabesueshëm të Dorgu.
LECCE-MONZA – AUTOGOLI I DORGU – VIDEO
Megjithatë, në fundin e pjesë së parë ka ardhur edhe goli i dytë dhe i fitores për verdhekuqtë i shënuar nga Krstovic.
Ndeshja e Berishës është mbyllur në minutën e 55-të, kur është zëvendësuar nga ylli tjetër i Kombëtares, Ylber Ramadani.