Lecce ngrin Interin sa nis pjesa e dytë (PAMJET)

13 Gusht 2022
22:04
Telesport
back button

Pas nje pjese te pare te mbyllur me fitoren e Interit 1-0 me golin e Lukakut ende pa u mbushur 2 minuta loje, Interi ka menaxhuar dhe i eshte afruar dhe golit te dyte por pa mundur te gjeje rrjeten.

Megjithate Lecce ka rezistuar dhe skuadra e sapopromovuar ne Serie A ka bere nje fillim vërtet pozitiv ne pjesen e dyte. Pak minuta dhe ka ardhur goli i Ceesay qe ngriti ne kembe më shumë se 25 mijë shikuesit e pranishëm sonte në “Via del Mare”

Rinisje e bukur e Leçes në korsinë e majtë, Di Francesco shkëmben me Ceesay i cili nga pozicioni i ngushtë përfundon me të majtën duke shpuar diagonalisht Handanovic, 1-1 dhe gjithcka nga e para…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit