Në prag të garës së Hungarisë në Formula 1, që zhvillohet këtë fundjavë, piloti monogask Charles Leclerc ka dhënë një interistë për BBC. Ai ka mohuar zërat se ardhja e Lewis Hamilton tregon se skuadra nuk ka besim tek ai.
“Ferrari është Ferrari dhe ata kanë nevojë për drejtuesit më të mirë në makinat e tyre. Pra, për hir të Ferrarit, gjithçka është e kuptueshme. Nuk ka asgjë negative në lidhje me mua, sepse po flasim për Lewis Hamilton”, shpjegoi Leclerc.
Leclerc, i cili në vitet e tij me të kuqe ndau garazhin fillimisht me Sebastian Vettel dhe më pas me Carlos Sainz, tha se ishte i etur të vëzhgonte Hamilton nga afër: “Për mua do të jetë një mundësi e pabesueshme”.
“Do të jem në gjendje të mësoj nga shoferi më i suksesshëm ndonjëherë në historinë e Formula. Jo vetëm kaq, por do të jem në gjendje të provoj veten kundër Lewis, i cili është një pikë referimi për të gjithë”, u shpreh monogasku.
Kur u pyet nëse ai mund ta mposht Hamiltonin, Leclerc e kalon përgjigjen e tij me shumë diplomaci: “Epo, duhet të bind veten se jam shoferi më i shpejtë kur mbaj helmetë, por mezi pres të garoj. Do të jetë shumë interesante për mua”.
“Gjithmonë kam thënë se mëson nga çdo shok skuadre dhe kur shikoj pilotimin e tij nuk shoh ndonjë dobësi. Në këtë Lewis është i jashtëzakonshëm, ai ka vetëm pika të forta dhe mezi pres të shoh se si punon me inxhinierët, për të mësuar dhe përmirësuar”, tha Leclerc.