Leclerc i zhgënjyer nga Las Vegas dhe shoku i skuadrës: Tani e tutje do të fokusohem te vetja

26 Nëntor 2024
11:12
Telesport
back button

Charles Leclerc ka mbetur shumë i zhgënjyer nga gara e fundit e Formula 1 në Las Vegas, ku u klasifikua në vendin e katërt, pas shokut të tij të skuadrës Carlos Sainz. Edhe pse për Ferrari ky mund të quhet një rezultat i mirë, për monogaskun fakti që përfundoi pas spanjollit konsiderohet një humbje.

Leclerc përdori fjalë të ashpra ndaj Sainz, që sipas tij nuk ishte i respektueshëm kur e parakaloi pas ndalesës së dytë. “Nuk do të hyj në detaje për sjelljen e Carlos, ka disa gjëra që i themi njëri-tjetrit dhe sot kanë shkuar pak më ndryshe, por nuk ka asgjë”, u shpreh Charles Leclerc.

Në fund përfunduam në vendin e 3-të dhe të 4-të, asgjë nuk ndryshon për ekipin, por më vjen pak keq pr botërorin e pilotëve. Unë jam duke luftuar me Norris për vendin e dytë, por e di që duhet të mbështetem tek vetja në dy garat e mbetura”, u shpreh më tej monogasku i “kokëkuqes”.

Duhet të paraqitem më mirë në provat zyrtare. Tani e tutje do të fokusohem te vetja dhe do të përpiqem të maksimizoj gjithçka. Po rikuperojmë, por pjesa e parë e sezonit ishte ajo që në penalizoi, ndërsa në sezonin e dytë dhe të tretë mendoj se ishim më të shpejtë se rivalët”, tha Leclerc.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit