Leclerc: Mund të fitojmë titullin për konstruktorë, ai për pilotë është ende “në sirtar”

22 Tetor 2024
11:56
Telesport
back button

Nga zhgënjimi në Singapor dy muaj më parë te triumfi i dyfishtë në Amerikë. Është e qartë që në Maranello kanë punuar fort për të rikthyer Ferrarin protagonist në pistat e Formula dhe e deri diku e prisnin këtë rikthimin triumfues.

Përditësimet e sjella fillimisht në Monza e më pas në garat e tjera kanë dhënë efektin e duhur te “kokëkuqja”, që tani e sheh vetën në garë për të dueluar për titullin kampion për konstruktorë.

Ferrari ka vetëm 48 pikë për të rikuperuar ndaj McLaren në krye të renditjes së konstruktorëve, ndërsa Red Bull është vetëm 8 pikë larg. Ndaj, Charles Leclerc nënvizjëzon se janë vetë pilotët ata që kanë në dorë fatin e botërorit.

Nëse bëjmë gjithçka mirë dhe vazhdojmë të përfundojmë përpara McLaren deri në fund të sezonit do të jemi në gjendje t’i parakalojmë në renditje dhe të fitojmë titullin për konstruktorë, duke llogaritur vetëm veten dhe paraqitjet tona”, tha Leclerc

Kishim kohë që prisnim një triumf të tillë. Për sa i përket titullit për pilotë asnjëherë nuk themi kurrë, por për t’u shpallur kampion aty duhet edhe pak fat. Aty ëndrra është ende në sirtar”, u shpreh Charles Leclerc.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit