Leclerc rrit pretendimet, synon podiumin në garën e Imola

16 Prill 2021
10:27
Telesport
back button

Pas vendit të gjashtë në garën e parë sezonale në Bahrein, piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc rrit pretendimet. Në garën që zhvillohet këtë fundjavë në Imola (Itali), ai kërkon të kapë podiumin, çka do të ishte një objektiv shumë i madh për “kokëkuqen”.

Jemi në duel me 5 skuadra të tjera për vendin e tretë në kampionatin e konstruktorëve. Nëse duhet t’ia dalim mbanë për këtë objektiv final duhet të paraqitemi mirë në garë. Kjo është një pistë speciale për ne, ndaj duhet të dalim kokëlartë”, tha Leclerc.

Gjatë këtyre 3 javëve pushim kemi punuar shumë dhe duhet të vijojmë me këtë ritëm deri në fund. Kjo makinë është shumë më lart se ajo e vitit të kaluar dhe është momenti që të marrim diçka më shumë edhe në pistë. Uroj që në Imola të jemi në podium”, tha Leclerc.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit