Legjenda e Atletico Madrid rinovon: “Mund të kisha ikur dikur por nuk braktiset familja”

25 Mars 2024
18:58
Telesport
back button

Koke dhe Atletico Madrid, së bashku edhe ne vitet ne vazhdim. Mesfushori dhe kapiteni i Colchoneros, tashmë 32 vjeç, nënshkroi një kontratë për një tjetër sezon dhe komentoi për rinovimin:

“Ishte periudha e artë e klubit. Kisha shumë mundësi të largohesha nga këtu, nga shtëpia ime por nuk dua. Si mund te largohem ne momentin me te mire, ate kur ke me shume qejf? Edhe pse duhet te jesh prezent ne momentet me te veshtira, duhet te dish edhe te shijosh te mirat.

Eshte nje krenari e madhe të jem kapiten i Atleticos në një moment kaq të bukur. Unë munda t’i shpërblej Miguel Ángel Gil dhe klubit për përpjekjet e mëdha që bënë për mua kur isha thjesht një adoleshent.

Më shumë se një kujtim, më ka mbetur shokët e mi të skuadrës: Gabi, Juanfran, Godín, Simeone, njerëzit perreth… Tifozeria fanstike dhe raporti qe kam me ata. Kemi arritur një marrëveshje të mirë që të dyja palët të mund të qëndrojnë këtu praktikisht deri në ditën që unë të dal në pension dhe do te terhiqem. Atleti është jeta ime.”

Detajet e rinovimit të Kokes – Kontrata e tij e mëparshme skadonte në fund të këtij sezoni, por prej javësh tashmë ishte folur për një marrëveshje të afërt për një zgjatje. Tashmë ka edhe nënshkrime, me Koken që është lidhur me Atletico Madridin edhe për një sezon, pra deri në qershor 2025.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit