Legjenda e Barcelonës: “Yamal do bëhet më i miri, sepse ai luan për t’u argëtuar”

20 Tetor 2024
16:25
Telesport
back button

Lamine Yamal i ka mahnitur të gjithë me talentin, përfshirë edhe legjendën e Barcelonës, Rivaldo, i cili në një intervistë për “Sport” ka shprehur admirimin e tij për spanjollin.

“Yamal më kujton veten, sepse ashtu si unë ai argëtohet me futboll. Luan për ta shijuar dhe tifozët e shohin këtë. Argëtohen duke e parë”.

“Ai është vetëm 17 vjeçar, por luan sikur është në kulmin e karrierës. Do të bëhet lojtar i madh shumë shpejt dhe një ditë do të jetë më i miri në botë”.

“Ne duhet ta mbrojmë, sepse është lojtar i talentuar. Futbolli është i vështirë për t’u luajtur. Gjyqtarët duhet të jenë më të vëmendshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit