Legjenda e Gjermanisë bën parashikimin e bujshëm për Cristiano Ronaldo-n

14 Qershor 2024
14:07
Denis Hakanaj
back button

Ish-mesfushori i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger, beson se kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, do të fitojë Këpucën e Artë në Euro 2024.

Kompeticioni nis sot  me ndeshjen mes Gjermanisë dhe Skocisë në Allianz Arena në Mynih.

Ronaldo, 39 vjeç, vjen në Kampionatin Europian me një formë shumë të mirë. Pas një sezoni me 44 gola me klubin e tij Al-Nassr, pesë herë fituesi i Topit të Artë shkëlqeur me dy gola në fitoren 3-0 të Portugalisë ndaj Republikës së Irlandës në Aveiro në fillim të kësaj jave.

Në mesin e një morie rekordesh që Ronaldo mund të vendosë në prag të Euro 2024, është edhe fitues i Këpucës së Artë për herë të dytë. 39-vjeçari fitoi çmimin në edicionin e mëparshëm në vitin 2021, ku kampionia në fuqi Portugalia u eliminua në raundin e 1/8-ave.

Schweinsteiger mendon se kapiteni i Portugalisë do të përsërisë suksesin e 2021-shit në Euro 2024 dhe do të krijojë më shumë histori. Në një postim në Twitter, Schweinsteiger, kur u pyet se kush e fiton Këpucën e Artë, ai u përgjigj:

“Cristiano Euro 2024”.

Ronaldo është rekordmen i kompeticionit me numrin më të madh të ndeshjeve (25), golashënuesi më i mirë (14) dhe më shumë edicione të luajtura (5).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit