Ikona gjermane dhe legjenda Lothar Matthaus beson se Hansi Flick mund të ringjallë ditët e Barcelonës së Pep Guardiolës. Pas një stuhie 24 orëshe në Kataloni, Flick pritet që të emërohet si trajner i ri i Barcelonës gjatë ditëve në vijim.
Xavi Hernandez do të drejtojë ndeshjen e tij të fundit në krye të Barcelonës gjatë këtij vikendi, me ish-reprezentuesin spanjoll i cili u shkarkua pas bisedës me presidentin e klubit, Joan Laporta.
Flick do mare drejtimin e blaugranae dhe Laporta po bën të pamundurën për ta zgjidhur sa më shpejt këtë situatë. Përkundër një aventure zhgënjyese në krye të Gjermanisë, duke përfshirë eliminimin ne fazën e grupeve në Botërorin e vitit 2022, dy titujt e tij të Bundesligas dhe kurora e Ligës së Kampionëve me Bayern Munich, e bëjnë Flick një trajner të mirë.
Teksa mungon vetëm njoftimi zyrtar, Matthaus e ka mbështetur Flickun drejt ‘ringjalljes’ së Barcelonës, duke krahasuar stilin e tij të lojës me atë të Guardiolës kur Barcelona e periudhës 2008-2012 fitoi të gjithë titujt e mundshëm.
“Stili i Hansit i përshtatet Barcelonës. Me Guardiolën, Barcelona ishin spektakolar dhe luajtën futboll të mrekullueshëm, me Hansin mund ta rikthejnë atë magji”, ka thënë Matthaus për Bild.