Legjenda e Juventusit bën presing për t’u bashkuar me Allegrin

18 Maj 2019
9:53
back button

Massimiliano Allegri mund të kthehet direkt pas këtij sezoni në pankinë për të drejtuar një skuadër tjetër.

Dilema e madhe mbetet se ku do të jetë e ardhmja e tij, që me të gjitha gjasat do të jetë jashtë Italie, nëse vendos të punojë në sezonin e ardhshëm.

“La Gazzetta dello Sport” ka zbuluar se Gianluigi Buffon po shtyn drejtuesit e Paris Saint-Germain që të firmosin me trajnerin italian. Me këtë lëvizje 41-vjeçari do të siguronte rinovimin e kontratës së tij edhe për një vit dhe një vend titullari në portën e PSG.

Gjithsesi për këtë duhet të pritet të sqarohet e ardhmja e Thomas Tuchel, që për drejtuesit e klubit francez nuk ka bërë aq sa duhet në sezonin e tij të parë.

Një tjetër pankinë që mund të marrë Allegri është ajo e Bayern Munich, aty ku Niko Kovac nuk llogaritet si trajneri i sezonit të ardhshëm, edhe ia dalin të shpallen kampionë në Gjermani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit