Legjenda e Milan: “I paharrueshëm derbi i 6-0, çfarë vuajtje për interistët!”

18 Shtator 2019
20:06
back button

Ka qenë protagonist në shumë derbi të Milanos, me perkusionet dhe krosimet e tij nga e majta: Serginho, ish-mbrojtësi i krahut te kuqezinjtë ka folur për “Milan TV” duke kujtuar atë fitore historike të “Djallit” 6-0 ndaj Inter në derbin e vitit 2001.

“Derbi historik i 6-0 është një ndeshje e paharrueshme, për mua dhe për të gjithë tifozët milanistë. Por edhe për interistët, sepse besoj se nuk ka qenë shumë e pëlqyeshme për ata që të pësonin një disfatë të atillë”, deklaroi braziliani.

“Nga ana jonë pati shumë lumturi të fitonim atë ndeshje në atë mënyrë, që askush nuk e parashikonte”, rikujtoi Serginho në prag të derbit të Milanos, në program për mbrëmjen e të shtunës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit