Legjenda e PSG-së: Me fat që ata kanë një gjeni si ai!

31 Mars 2020
17:42
Eraldo Harlicaj
back button

Një ndër legjendat e PSG-së ka folur së fundmi për “France Football”. Bëhet fjalë për Rai, ish-futbollist i kampionëve të Francës dhe drejtor ekzekutiv aktual i Sao Paulos. Rai është ndalur te çështja Neymar, për të cilin flet me lëvdata të mëdha, duke e quajtur gjeni.

“PSG është shumë me fat që një gjeni të tillë në ekip. Neymar e ka vërtetuar shumë herë veten tij dhe aftësitë që ka, së fundmi e tregoi kundër Dortmund. Nuk është e lehtë të jesh Neymar. Ai është një fenomen dhe çdo lëvizje e tij, qoftë mirë apo keq, mbahet mend nga e gjithë Bota, kështu që nuk është e lehtë për të.

Neymar është duke bërë historinë e tij me PSG dhe jam i sigurt që do jetë një histori e mrekullueshme. Me lotët e tij në fitoren ndaj Dortmund, ai tregoi edhe anën e tij njerëzore dhe të gjithë dëshirën për të fituar me PSG-në”, përfundon Rai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit