Legjenda Fabregas gjen fitoren e parë sezonale si trajner i Comos! Përmbys Atalantan në Bergamo me 3 gola (VIDEO+RENDITJA)

24 Shtator 2024
23:17
Telesport
back button

Skuadra e Comos ka marrë fitoren e parë të këtij sezoni në Serinë A nen drejtimin e legjendës Fabregas, duke arritur një suksses të papritur në transfertë përballë Atalantas, një prej ekipeve që vlerësohet mes kandidatëve për titull këtë sezon por qe se ka nisur mire sezonin.

Ndeshja duhej të luhej dje, por u shty me 24 orë për shkak të rrebeshit të shiut që bëri të papraktikueshëm terrenin e stadiumit në Bergamo. Në duelin e sotëm, Atalanta e nisi shumë mirë, teksa shënoi me anë të Zapacosta golin e avantazhit.

GOLI I ATALANTAS – VIDEO

Por më pas Como mori kontrollin e lojës duke krijuar raste e duke detyruar Carnesechin të bënte disa pritje. Miqtë u shfaqen shumë më ngulmues në pjesën e dytë dhe me nëj aksion spektakolar kaluan fillimisht në avantazh me Strefezza, e më pas gjetën rrjetën për përmbysjen falë devijimit të Kolasinac.

GOLI I PARE COMO – VIDEO

GOLI I DYTE COMO – VIDEO

GOLI I TRETE COMO – VIDEO

Federa me golin e tij bëri që sfida të shkonte në shifrat 3-1 për Comon i cili më pas thjesht menaxhoi me qetësi avantazhin. Goli i shënuar me penallti në shtesë nga Lookman shërbeu vetëm për statistikë pasi në fund Como festoi fitoren e parë të këtij sezoni në Serinë A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit