Legjenda Kahn gozhdon Lewandowskin! Hoeness e lidh gjithçka me paranë

15 Maj 2022
17:27
Telesport
back button

E ardhmja e Robert Lewandowskit vazhdon të jetë stuhia e vetme te Bayern Munich. Kontrata e sulmuesit polak skadon në qershor të vitit 2023. Në gjurmët e tij është interesimi i fortë i Barcelonës. Në fund të ndeshjes kundër Wolfsburgut, sulmuesi polak ka përshëndetur ngrohtësisht tifozët e tij, duke mos i mbajtur lotët.

“Ndoshta ka qene ndeshja ime e fundit me Bayern”. Sipas Sport1, polaku ka arritur akord me Barcelona-n per tre vitet e ardhshme dhe ne vere do te beje valixhet per t’u larguar nga Mynihu dhe nisur nje kapitull te ri te karrieres.

Mbi kete ceshtje foli edhe legjenda Oliver Kahn: “Ne i bëmë një ofertë agjentit të tij. Ai e refuzoi këtë ofertë. Kjo është e drejta e tij. Fakti është: Ai ka një kontratë dhe do ta përmbushë atë. […] Nuk ka asnjë lojtar mbi klubin”

I te njejtes linje edhe Hainer: “Me sa di unë, Oliver Kahn dhe Hasan i bënë një ofertë për vazhdim, por me sa duket nuk u pranua. […] Është e drejta e tij që nuk dëshiron të vazhdojë kontratën. Ai gjithashtu na u bashkua me një transferim falas nga Dortmund”

Sa i perket Hoeness, largimi i Lewandowskit nuk eshte per ambicje te reja apo per mundesine per te fituar Topin e Arte, sic eshte thene, por kjo ceshtje “ka të bëjë vetëm me para” Ne fakt, Lewa kerkonte shume para nga Bayern.

Në fund të ndeshjes së fundit të Bundesligës, Robert Lewandowski bëri disa deklarata. Pak fjalë por shumë kuptimplote: “Ka shumë mundësi që kjo të jetë ndeshja ime e fundit me Bayern Munich. Nuk mund të them 100%, por ndoshta ishte. Ne duam të gjejmë zgjidhjen më të mirë për mua dhe klubin.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit