Legjenda Martin Scorsese do të jetë regjizori i filmit të Mike Tyson

16 Korrik 2020
13:42
Telesport
back button

Filmin dedikuar jetës së legjendës së peshave të rënda në boks Mike Tyson do ta drejtojë një legjendë e kinematografisë, Martin Scorsese. Regjizori i njohur ka marrë përsipër drejtimin e këtij filmi, 40 vjet nga filmi i fundit që ka bërë për boksin, “Demi i Tërbuar”.

Lajmin e konfirmoi aktori i njohur Jamie Foxx, që do të interpretojë Mike Tyson në këtë film. Scorsese, tashmë 77 vjeç, nuk xhiron një film me tematikë nga boksi që prej vitit 1980 (Raging Bull-Demi i Tërbuar), por ky bashkëpunim me aktorin Foxx pritet të jetë i suksesshëm.

Presim që përmes të këtij filmi t’i japim fund një herë e mirë dilemave dhe fjalëve për jetën e Mike Tyson. Çdo njeri në jetën e tij ka ngritje e ulje, ndaj askush nuk duhet gjykuar apo kritikuar vetëm për gjërat e këqija. Besojmë se me këtë film do të bëjmë më të mirën”, tha Jammie Fox, që prej kohësh ka nisur stërvitjen në palestër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit