Legjenda Nesta ankohet pas Monza-Milan: “Arbitrat po shkatërrojnë futbollin me këto faulle qesharake”

3 Nëntor 2024
12:33
Telesport
back button

Trajneri i Monzas, Alessandro Nesta ka reaguar ashper pasi ekipit të tij iu anulua një tjetër gol në mënyrë të diskutueshme. Kjo ndodhi direkt pas Atalanta-Monza, sepse dje skuadra bardhekuqe humbi 1-0 ndaj Milanit.

Skuadra e tij dominoi pjesën e parë në stadiumin U-Power, duke humbur shumë mundësi shënimi dhe e gjeti rrjetën që herët me një gjysmë-volej nga Dany Mota Carvalho. Megjithatë, gjyqtari e anuloi golin për një shtyrje të mëparshme të Warren Bondo ndaj Theo Hernandez , një vendim që shkaktoi polemika.

“Ne ndihemi të zemëruar, por edhe krenarë për këta djem. Ne patëm dy paraqitje të shkëlqyera kundër Atalantës dhe Milanit, mund të kishim shënuar katër gola në pjesën e parë, shënuam një dhe u anulua”.

“Ata po e shkatërrojnë futbollin sipas mendimit tim, ne duhet të kthehemi në stilin e vjetër të gjykimit. Çfarë lloj faulli është ai? Gjyqtarët i kanë kërkuar falje Monzës pas asaj që ndodhi kundër Atalantas”, deklaroi Nesta.

Zyrtari fillimisht lejoi që loja të vazhdonte, më pas ai për atë faull u ftuan nga VAR-i. “Ata po e ndërlikojnë tej mase futbollin dhe e gjithë kjo nuk ka kuptim”.

“Futbolli dikur ishte më i thjeshtë, dikur ishte një sport kontakti, tani çdo prekje e vogël penalizohet, një thua i këmbës është jashtë loje, duhet të shkosh në duel me duart të shtrënguara pas shpine ose mund të jetë një penallti. Shikoni pamjet, Theo hidhet, hidhet aty… Per cfare flasim. Dhe a e dini te bukuren? Sepse arbitri ndoshta gaboi aty na fali nje te kuq ne fund pasi Bondo meritonte te verdhen e dyte…”

“Unë besoj se gjykimi duhet të përshtatet me sportin, jo anasjelltas. Rregullat duhet të përshtaten me sportin, jo e kundërta”, deklaroi Nesta për Sky Sport Italia

Lajme të tjera

Lajmet e fundit