Legjenda Pacquiao sërish në ring në moshën 40-vjeçare, zyrtarizon rivalin e radhës

12 Maj 2019
12:38
Telesport
back button

Boksieri filipinas Manny Pacquiao, përmes një postimi në rrjetet sociale ka zyrtarizuar rikthimin e tij në ring më 20 korrik. Legjenda e boksit do të duelojë ndaj amerikan Keith Thurman. Ende nuk është konfirmuar vendi se ku do të zhvillohet kjo përballje mes dy kampionëve të botës (mendohet Las Vegas).

Pacquiao, 61 fitore, 7 humbje dhe 2 duele barazim, do të mbrojë titullin kampion të peshës welter (pesha 63-67kg), në kategorinë WBA Regular. Ndërsa Thurman, 29 fitore, asnjë humbje dhe 1 barazim, do të mbrojë titullin e kategorisë WBA Super.

40-vjeçari filipinas rikthehet në ring 6 muaj pas duelit të fundit, atij të fituar në janar ndaj Adrien Broner. Në atë muaj ka dueluar për herë të fundit edhe Thurman, i pamposhtur në ring, që mundi Jossesito Lopez.

Do të jetë një përballje shumë interesante. Ai është 10 vjet më i ri, i pamposhtur, por mua më pëlqejnë këto sfida. Nuk kam frikë askënd. Kam nisur përgatitjet dhe do të jem gati pas dy muajsh në ring”, u shpreh legjenda e boksit, Manny Pacquiao.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit