Leicester i afrohet mrekullisë, Chelsea fiton në fund dhe kalon në gjysmëfinale (Video)

17 Mars 2024
15:48
Denis Hakanaj
back button

Chelsea ka mundur 4-2 Leicester dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e FA Cup.

Chelsea [1] – 0 Leicester City – Marc Cucurella 13‎’‎ – Video

Pjesa e parë e sfidës së luajtur në Stamford Bridge është mbyllur në avantazh 2-0 në favor të vendasve falë golave të Cucurella-s (13′) dhe Palmer (45+1′).

Penalltia e humbur nga Sterling 25′ – Video

Megjithatë, rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë për Chelsea-n nëse Sterling nuk do të kishte gabuar një penallti në minutën e 26-të dhe një tjetër rast të pastër pak para golit të Palmer.

Chelsea [2] – 0 Leicester – Cole Palmer 45‎+‎1‎’‎ – Video

Pjesa e dytë ka nisur më mirë për Leciester-in.

Chelsea 2 – [1] Leicester – Axel Disasi (A) 51‎’‎ – Video

Miqtë, në fakt, kanë arritur të ngushtojnë diferencat falë një autogoli të pabesueshëm të Disasi në minutën e 51-të.

Chelsea 2 – [2] Leicester City – Stephy Mavididi 62‎’‎ – Video

Në minutën e 62-të ka ardhur befasia e radhës për Chelsea-n. Leicester, në fakt, ka barazuar rezultatin më një gol shumë të bukur të Mavididi.

Kartoni i kuq i marrë nga Doyle 71′ – Video

Në të 73-ën, “Dhelprat” kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Doyle për një ndërhyrje si lojtari i fundit ndaj Doyle.

Chelsea [3] – 2 Leicester City – Carney Chukwuemeka 90‎+‎2‎’‎ – Video

Lajmi i mirë për Chelsea-n ka ardhur në minutën e 92-të, kur skuadra e Pochettino-s ka gjetur golin e tretë dhe të fitores me Chukwuemeka, i cili ka finalizuar në mënyrën e duhur një kombinim të bukur me Palmer.

Chelsea [4] – 2 Leicester City – Noni Madueke 90‎+‎8‎’‎ – Video

Në të 98-ën ka ardhur edhe goli i sigurisë për londinezët. Autori i golit ka qenë Madueke.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit