Leipzig i jep një “shuplakë” Mainz-it, rimerr vendin e tretë me një super Werner

24 Maj 2020
17:34
Denis Hakanaj
back button

Leipzig ka marrë një fitore të thellë 5-0 në transfertë kundër Mainz, në javën e 27-të të Bundesligas.

Një sukses që e ka lejuar skuadrën e Red Bulli-t të rimarrë vendin e tretë të renditjes, ku ishte ngjitur përkohësisht Leverkusen.

Heroi i ndeshjes ka qenë Timo Werner, autor i tre golave. Poulsen dhe Sabitzer kanë shënuar dy golat e tjerë për ekipin e Nagelsmann.

Leipzig ka realizuar 68 gola në këtë sezon të Bundesligas, duke thyer rekordin e klubit të vendosur në sezonin 2016-17 me 66 gola në 27 javë.

Me tri pikët e sotme, Leipzig ka shkuar në 54 pikë, tri më pak se Dortmund-i vendit të dytë dhe shtatë më pak se Bayern-i kryesues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit