Leipzig realizon përmbysjen e çmendur dhe i jep fund pathyeshmërisë së Leverkusen (Video)

31 Gusht 2024
20:41
Denis Hakanaj
back button

Pas një sezoni të të tërë të kaluar pa humbje në kampionat, kampionët e Gjermanisë, Bayer Leverkusen, janë mposhtur në shtëpi nga Leipzig në javën e dytë të Bundesliga-s 2024/25.

Një humbje befasuese për skuadrën e Xabi Alonso-t, duke parë se Aspirinat shpërdoruan një avantazh 2-0 pas golave të Frimpong (39′) dhe Grimaldo (45′).

LEVERKUSEN-LEIPZIG 2-3 – GOLAT – VIDEO

Kampl (45+7′), dhe Openda (57′, 80′) kanë qenë autorët e golave që sollën përmbysjen e madhe të Leipzig, që tani ka marrë përkohësisht kreun e renditjes.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit