LEKSIONI I TUCHEL: Hakmarrje ndaj PSG? Jo, aspak! Nuk kam qenë lojtar niveli, por fati im i madh ishte…

6 Maj 2021
0:08
Telesport
back button

Duke folur për Sky Sport, Thomas Tuchel analizoi arritjen e  Chelseat në finalen e Ligës së Kampionëve pas suksesit ndaj Real Madrid.

“Nuk është një revansh (referimi te PSG, e eliminuar dje kundër City)

I jam mirënjohës klubeve ku kam punuar. Nuk kam qenë një lojtar i nivelit të lartë, kam pasur njerëz që më kanë besuar dhe ky një fat i madh.

Jam mirënjohës që kam stërvitur ekipe si PSG dhe Chelsea.

Ky është një klub fitues, jam i lumtur që kam arritur në finale me këta djem. Pjesa e parë ishte shumë e vështirë sepse Reali na bëri të vuajmë me driblimet e tyre, por ne qëndruam solid në mbrojtje.

Në pjesën e dytë ishim shumë të fortë, vumë më shumë intensitet dhe krijuam shumë mundësi. Ekipi tregoi një mentalitet fantastik, jam shumë i lumtur për ta”.

A do të jetë ndeshja e së shtunës kundër City një lloj prove për finalen?

“Jo, do të jetë një ndeshje e Premier League. Do të ketë dy skuadra angleze në finale, Premier është një kampionat që ka ekipet më të mira në Evropë.

Ne nuk mund të pushojmë, ne duhet të përpiqemi të përfundojmë në katër të parët: është një kënaqësi, por është gjithashtu stresuese. Ndeshja e shtunë, në çdo rast, nuk do të ketë asnjë lidhje me finalen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit