Thomas Lemar, lojtari i Atletico Madrid, ka lënë pas dëmtimin e rëndë të pësuar më 16 shtator. Një ndalesë e detyruar dhe një kohë e gjatë e padurueshme larg fushës për të cilën ka folur lojtari i datëlindjes ’95-.
“E vërteta është se gjithçka ishte shumë e vështirë, por falë Zotit kam pasur njerëz që më kanë ndihmuar shumë dhe e vërteta është se kam pasur një periudhë të vështirë, por ata më kanë ndihmuar shumë. Falë klubit, tifozëve, Oscar Pitillas, Jesus, i cili më ndihmoi shumë…
“Pa ata do të ishte më e vështirë. Kam humbur shansin të luaj me Atléticon, të fitoj ritëm dhe këtë jam munduar të bëj. Vura re se më mungon ritmi, shpresoj ta gjej shpejt.
“Grupi po punon mirë, si gjithmonë, kemi një staf teknik kërkues, punojmë shumë mirë që çdo gjë të shkojë mirë në sezon. Mendoj se do të bëjmë diçka të mirë këtë sezon, do të përpiqemi. Shpresoj që ky vit të shkojë mirë falë grupit të mirë që kemi”.