Leo Messi, protagonist dhe frymëzues i një koncerti muzikor klasik

29 Dhjetor 2018
15:29
Alfred Lleshi
back button

Leo Messi tejkalon futbollin dhe provon se është frymëzim edhe për një koncert muzikor klasik, që është organizuar tashmë dhe i dedikohej figurës së tij. Kompozitori Daniel Pacitti krijoi një vepër muzikore në nderin e yllit argjentinas të Barcelonës dhe mbajti një koncert për ta interpretuar. Kjo vepër formohet nga tri akte: Arrabal, Remembranzas dhe Tangool.

Vepra muzikore klasike u njoftua përmes një deklarate, që shpjegonte edhe arsyet e krijimit. "Për magjinë e tij të mrekullueshme dhe virtytet e mbinatyrshme, mendjen e tij të mrekullueshme dhe profesionalizmin e shquar, cilësitë e tij shembullore të shpirtit dhe përulësisë. Dedikim për një nga yjet më të spikatur sportiv të të gjitha kohërave”, Lionel Messi", – thotë shënimi shoqërues i koncertit për violonçel dhe orkestër.

Përbërja e kësaj vepre është regjistruar gjatë muajit nëntor në dy vende: Gjermani dhe Zvicër. Në vendin gjermanik, ajo u shfaq në Filarmoninë e Berlinit, një nga tempujt më të rëndësishëm europianë të muzikës klasike. Ndërsa në vendin helvetik, u interpretua në Teatrin Social të Bellinzonës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit