Leonardo “blindon” Neymar dhe Mbappé: Së shpejti me lajme të gëzuara

8 Prill 2021
12:56
Alfred Lleshi
back button

PSG fitoi në “Allianz Arena” ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe hakmerret ndaj Bayern Munich për disfatën në finalen e sezonit të kaluar. Gjysmëfinalja, megjithatë, është ende larg, pasi ekipet e Pochettino dhe Flick do të takohen përsëri pas një jave në “Parce des Princes” për kthimin. Në fund të sfidës së mbrëmshme, drejtori i PSG, Leonardo, foli për rinovimet e Neymar dhe Mbappé, të cilët shkëlqyen ndaj bavarezëve:

“E ardhmja e Neymar dhe Mbappé? Ne, gjithashtu, duhet të jemi të lumtur të flasim për kontratat. Do të duhet t’i shohim gjërat dhe të arrijmë në një situatë më konkrete me ta së shpejti. Gjithsesi, tani duhet të përqendrohemi te Champions-i, teksa po hyjmë në fazën e fundit të tij, – tha braziliani në mikrofonat e “Sky Sport”. – Së shpejti do të kemi lajme të gëzuara”.

Leonardo më pas i dribloi pyetjet në lidhje me një interes të mundshëm për Gigio Donnarumma, portierin e Milanit. “Ne jemi në çerekfinale të Ligës së kampionëve, jo në tregun e transferimeve”, – komenton ai me buzëqeshje.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit