Leonardo i frikësohet Interit, Icardi bën lëmsh PSG

16 Dhjetor 2019
14:03
Eraldo Harlicaj
back button

Drejtori i PSG-së, Leonardo, ishte pjesë e ceremonisë së shortit të Champions League. Ai foli në lidhje me ndeshjen kundër Borussia Dortmund, por në mikrofonët e Sky Sport nuk la pa përmendur dhe të ardhmen e Mauro Icardit. Argjentinasi është kthyer në sulmues kryesor të skuadrës franceze.

Ai po bën mjaft mirë. Ka punuar dhe po punon fort. Ne kemi patur një miqësi në Itali dhe e kam sërish me të. Ka shumë rivalitet në sulm, por kjo gjë e motivon më shumë. Ka arritur të gjejë veten dhe po ecën në mënyrën e duhur. Icardi është një 9 tipik që di mjaft mirë si të lëvizë me topin në këmbë. 

“E ardhmja? E vendos ai vetë nëse do të largohet nga Interi. Kanë mbetur dhe 5 muaj deri atëerë. Është e rëndësishme, por ne jemi të lumtur me të. Të ardhmen e ka në duart e tij”. Bazuar në fjalët e Leonardos duket se palët nuk kanë nisur ende diskutimet për të zgjatur marrëveshjen dhe për të blerë kartonin nga Interi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit