Leonardo zbulon planet e Zidane: Nuk e shoh në krye të Brazilit, ja kombëtarja që pret të drejtojë

5 Nëntor 2024
13:57
Alfred Lleshi
back button

Leonardo ishte një nga futbollistët më elegantë të viteve 1990 dhe gjithmonë kishte admirim të jashtëzakonshëm për Zinedine Zidane. Ish-futbollisti i Milanit dhe PSG tha për “Le Figaro”: “E admiroja plotësisht atë si lojtar. Zidane kishte cilësi të pabesueshme, gjeste që të gjithë i mbajnë mend dhe nuk është rastësi që ai shënoi gola në finalet e Kupës së Botës dhe Champions League”.

Ashtu si Zidane, edhe Leonardo ka disa vite larg fushave të blerta, teksa pret rastin e duhur për t’u rikthyer në entitetin e duhur: “Pres diçka që më emocionon, projekti duhet të jetë interesant”, – tha legjenda franceze e futbollit, tri vite pas largimit të tij nga Real Madridi.

Emri i Zidane shfaqet në çdo “revolucion” të klubeve të mëdha, nga Bayern Munich te Manchester United, nëpërmjet PSG, por ish-lojtari i Juventusit duket se është duke pritur për diçka tjetër.

Një kombëtare, siç nënvizon Leonardo: “Jo Brazili, sepse momenti është i vështirë atje, për shkak të problemeve në federatë. Ndoshta Brazili nuk do të ishte zgjidhja më e mirë për të. E ardhmja e Zidane është kombëtarja franceze, jo Brazili. Është më e logjikshme”.

Një ëndërr që Zidane e ka kultivuar prej disa kohësh, por Didier Deschamps e mban të “okupuar” këtë pozicion. Në krye të “gjelave” që nga viti 2012, trajneri aktual i Francës është nën kontratë deri në Kupën e Botës 2026.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit