L’Equipe jep vlerësimin mahnitës, Lucas Moura bëhet i dhjeti në histori!

9 Maj 2019
11:11
back button

Të jesh lojtar rezervë dhe të shënosh 3 gola në një pjesë loje, duke çuar ekipin tënd në finalen e Champions League: çfarë duhet të bëjë më shumë një futbollist për të pasur një monument personal, siç tha Eriksen pas ndeshjes.

Lucas Moura u kthye nga një lojtar anonim, i cili kurrë nuk u ngjit në lartësinë e pritshmërive dhe dështoi edhe te PSG, në një hero që është transformuar që tani në legjendë të Tottenhamit me atë që bëri në Amsterdam.

Natyrisht, vlerësimet për të janë maksimale dhe francezja L'Equipe, për të dytën herë në vitin 2019, ka vendosur notën 10. Para Mouras këtë notë e kishte marrë edhe serbi Dusan Tadic, i jashtëzakonshëm në 90 minutat e përmbysjes fantastike që eliminoi kampionët në fuqi të Europës, Real Madridin.

Ndoshta nuk duket diçka e veçantë, por duhet pasur parasysh se Lucas Moura është bërë pjesë e një grupi mjaft të vogël lojtarësh që marrin këtë vlerësim, duke qenë i dhjeti futbollist në histori që luan ndeshjen perfekte, me notën 10, sipas L'Equipe.

Për herë të parë notën 10 e ka marrë Franck Sauzee, në vitin 1988, kur mesfushori francez shënoi 2 supergola në finalen e Kampionatit Europian Under-21. Ndër lojtarët që kanë marrë notën 10, vetëm Messi ia ka dalë mbanë dy herë.

Lista e plotë e lojtarëve me notën 10 nga L'Equipe:

1. Franck Sauzee (1988)

2. Bruno Martini (1988)

3. Oleg Salenko (1994)

4. Lars Ëindfeld (1997)

5. Lionel Messi (2010, 2012)

6. Robert Leëandoëski (2013)

7. Carlos Eduardo (2014)

8. Neymar (2018)

9. Dusan Tadic (2019)

10. Lucas Moura (2019)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit