“L’Equipe” plas bombën: PSG do të shesë njërin nga dy yjet e veta

8 Dhjetor 2018
10:13
Alfred Lleshi
back button

“L'Equipe”, revista e njohur sportive franceze, është hapur sot me një lajm bombastik, teksa shkruan se PSG ka në plan të shesë njërin nga dy yjet e saj të mëdhenj, në fund të sezonit, për të përmbushur kushtet e “fair play financiar”. Neymar, ose Mbappé mund të ndryshojë “ajrin”, kur të përfundojë ky sezon, edhe pse menjëherë, vetë klubi parizien e ka mohuar një informacion të tillë.

Sipas gazetës franceze, frika e shkeljes së rregullave të “fair play financiar” do ta detyronte ekipin e Tuschel të shiste në një nga dy yjet e botës në futboll. Klubi kampion i Francës mund të bëjë më shumë para, nëse vendos të shesë Mbappé, por një nga klubet e interesuara, Manchester United, synon të marrë shërbimet e Neymar. Gjithçka do të varet, në çdo rast, nga vendimi i UEFA-s për “fair play financiar”, pas një hetimi që ka nisur ndaj PSG. Ky vendim pritet të merret brenda pak javësh.

Ky lajm nuk u prit mirë nga PSG, klub i cili, pak minuta më vonë, vendosi të lëshojë një deklaratë të titulluar: "L'Equipe, një mjet dezinformimi". "I mohojmë në mënyrën më të fuqishme këto informacione krejtësisht të gabuara dhe qesharake. Kjo është mundësia e vetme për të rikrijuar një klimë tensioni të madh në klubin tonë. PSG pyet veten edhe një herë në lidhje me ndershmërinë intelektuale të “L'Equipe” dhe motivet e fshehura të linjës së saj editoriale. 

Ka shumë shembuj të trajtimit të pabalancuar dhe që kanë për qëllim vetëm të përhapin një atmosferë të dëmshme. Jemi ballafaquar me dezinformata të orkestruara nga “L'Equipe”, që nuk ndalet në përpjekjet e saj të palodhura për të minuar imazhin e PSG, klubit më popullor dhe të suksesshëm në Francë", – thuhet në deklaratë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit