“L’Equipe” zbulon të ardhmen e Armando Broja, sulmuesin kuqezi e kërkojnë në Francë

27 Maj 2024
12:19
Telesport
back button

E përditshmja franceze “L’Equipe” zbulon se sulmuesi shqiptar Armando Broja mund të transferohet te Monaco sezonin tjetër. Futbollisti 22-vjeçar shqiptare e nisi këtë sezon me fanellën e Chelsea, por në janar u transferua te Fullham, ku nuk la gjurmë.

22-vjeçari, i cili vjen nga një sezon me 2 gola (në 27 paraqitje), duket se nuk bën më pjesë në planet e Chelsea, që kërkon ta largojë. Londinezët kërkojnë të arkëtojnë sa më shumë nga shitja e tij, një futbollist që ka ardhur nga Akademia e Chelsea.

Monaco e përfundoi në vendin e dytë kampionatin në Ligue 1 këtë sezon, por ata po humbasin golashënuesin kryesor Wissam Ben Yedder. Sulmuesi kuqezi konsiderohet nga ata si zëvendësuesi ideal, i ri dhe me shumë energji, në një klub ku mund të shpërthejë.

Armando Broja ka mjaft admirues edhe në Premier League, ku spikat West Ham, ndaj pritet të transferohet këtë verë. Kostoja e kartonit të tij mund të kapë shifrën 20 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit